Emini u bë i njohur me emrin Minush, që e thërrisnin kur ishte fëmijë. Pas shkollimit ushtarak në Shkollën e Bashkuar, u bë oficer në Durrës. U largua nga ushtria në vitin 1960. Hyri në Universitetin e Tiranës, ku u bë profesor i letërsisë dhe dramaturgjisë.

Autor i dramës "Njollat e Murrme" e cila u vu në skenë në vitin 1968 dhe pasi mori flamurin e festivalit të teatrove, u dënua nga diktatori si liberale. Drama u bllokua dhe në 1973 Minush Jero u dënua me 8 vjet heqje lirie. Kreu 6 vjet e 8 muaj burg. U  lirua në 28 dhjetor të vitit 1978. Më pas, punoi si punëtor në një fabrikë gome në Durrës nga viti 1979 deri në 1987.

Në vitet 90 themeloi degën e Partisë Demokratike në Durrës dhe më pas, hapi sallonin e artit “Torra”. Në këto vite, regjisori Domenic Dolemie vë në skenë në Francë, dramën "Njollat e murrme".

Minush Jero u nda nga jeta në 22 mars 2006.

 

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.