| Elvira Musakaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Elvira Musakaj |
| Vendlindja: | Fier |
| Vendbanimi: | Buzëmal |
| Datëlindja: | 23/12/1959 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 7/4/1966 |
| Fundi i Internimit: | 1981 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 23 dhjetor të vitit 1959, në Fier. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 17, datë 27 tetor 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Fierit në Buzëmal, prej datës 7 prill të vitit 1966 deri në vititn 1981.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 423
