| Elisabeta Murrizi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Elisabeta Murrizi |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 16/4/1963 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 5/7/1974 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 16 prill të vitit 1963, në Tiranë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 6, datë 26 shkurt 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Tiranës në rrethin e Lushnjës, prej datës 5 korrik të vitit 1974 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 416
