Cen Elezi (Ndreu) | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Cen Elezi (Ndreu) |
Atësia: | Elez |
Vendlindja: | Dibër |
Datëlindja: | 1884 |
Datë Vdekja: | 9/5/1949 |
Vënd Vdekja: | Serbi |
Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
Rrethanat e Vdekjes: | Internim |
Lindi më 1884, në fshatin Sllovë të Dibrës. Rridhte nga një familje e madhe dhe fisnike, djali i patriotit Elez Isufi. Luftoi në mbrojtje të trojeve shqiptare nga serbët në periudhën e Pavarësisë. Bëri qëndresë të armatosur ndaj pushtimit fashist në periudhën 1941-1943. Me largimin e Italisë, u zgjodh komandant i shtabit të përbashkët operativ, të dalë nga marrëveshja e nacionalistëve me komunistët në Dibër, por komunistët e denoncuan marrëveshjen, siç kishin bërë më herët me Mukjen. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, ai bëri qëndresë të armatosur në male për dy vjet, pastaj u largua në Jugosllavi. Aty u arrestua, u torturua në mënyrë çnjerëzore dhe u mbyt më 9 maj të vitit 1949. Komunistët shqiptarë u hakmorën ndaj familjes Ndreu. Bilanci i persekutimit të familjes është: 6 antarë të vrarë e të pushkatuar; 20 të burgosur politikisht me dhjetë vjet e lart; 55 familje të internuara në kampet e Tepelenës, Lubonjës, Shtyllasit, Gradishtës etj., që prej vitit 1945 e deri më 1991; 12 djem të larguar nga Shqipëria. Vetë Cen Elezi kishte 18 djem dhe 6 vajza. Regjimi komunist u shkatërroi shtëpitë dhe u sekuestroi pasurinë.