| Elena Çami | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Elena Çami |
| Atësia: | Pavllo |
| Vendlindja: | Moskë, Rusi |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 22/6/1932 |
| Profesioni: | Ekonomiste |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 14/5/1976 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 8 Vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 21/1/1976 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Data e Lirimit: | 15/11/1982 |
Lindi më 22 qershor të vitit 1932, në Moskë, Rusi, ekonomiste me arsim të lartë, ardhur në Shqipëri në vitin 1955, kish marrë shtetësinë shqiptare në vitin 1964. U arrestua më 14.5.1975. Më parë, më 24.12.1971 ishte arrestuar bashkëshorti i saj Minella Çami, i cili do vuante 10 vjet heqje lirie (u lirua më 11.7.1981).
Më 21 janar 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtore për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
U lirua nga Reparti nr.318 Kosovë, më 15.11.1982, me një dekret të përgjithshëm faljeje.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl . 98.
Video:
