| Dule Mullaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dule Mullaj |
| Vendlindja: | Konispol |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 4/7/1960 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 87 |
| Data e Vendimit: | 17/7/1961 |
| Gjykatësi: | Nr. 69 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 17 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 69 |
| Data e Vendimit: | 27/7/1961 |
| Gjykata: | Kolegji i Gjykatës Ushtarake |
Lindi më 1910, në Konispol. U arrestua më 4 korrik 1960. Me vendim nr. 87, datë 17 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme të paluajtshme. Me vendim nr. 69, datë 27 korrik 1961, Kolegji i Gjykatës Ushtarake vendosi pushimin e çështjes për "agjitacion e propagandë" dhe përfundimisht u dënua me 17 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2016), 405
