Klerik katolik. Lindi në vitin 1898, Shkodër. U shugurua në Shkodër, më 1929, dhe u emërua sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës (fillimisht i Imzot Lazër Mjedës, pastaj i Imzot Gaspër Thaçit dhe në fund i Imzot Frano Gjinit). Më 1945 iu dha leje të përcillte Delegatin Apostolik dhe të mos kthehej në atdhe, por ai nuk pranoi. U arrestua më 18 nëntor 1946, pak pas Kryengritjes së Postribës (9 shtator 1946), bashkë me një grup meshtarësh, si Imzot Frano Gjini [shih], Imzot Gjergj Volaj [shih], Imzot Nikollë Deda [shih]. Pas katërmbëdhjetë muaj torturash, në janar të vitit 1948 u dënua me vdekje, me pushkatim, dënim që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm. U lirua më 1960. Vdiq më 21 shkurt 1962.

Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007

Burimi: Vol. II, II, f. 77- 78; AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, f. 77-78.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.