Klerik katolik. Lindi në vitin 1898. U shugurua në Shkodër, më 1929, dhe u emërua sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës (fillimisht i Imzot Lazër Mjedës, pastaj i Imzot Gaspër Thaçit dhe në fund i Imzot Frano Gjinit). Më 1945 iu dha leje të përcillte Delegatin Apostolik dhe të mos kthehej në atdhe, por ai nuk pranoi. U arrestua më 18 nëntor 1946, pak pas Kryengritjes së Postribës (9 shtator 1946), bashkë me një grup meshtarësh, si Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikollë Deda. Pas katërmbëdhjetë muaj torturash, në janar të vitit 1948 u dënua me vdekje, me pushkatim, dënim që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm. U lirua më 1960. Vdiq më 21 shkurt 1962.

Burimi: Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, II, f. 77- 78; AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, f. 77-78.

I arsimuar në Seminarin Jezuit në Shkodër dhe diplomuar e doktoruar në Jurisprudence në Romë. Arrestohet me 1946 me rastin e "aksionit të armeve" të fshehura në Kishën e Madhe në Shkodër, së bashku me shumë klerik katolik të tjerë. Dënohet me burgim të përjetshëm, i cili i ulet dënimi dhe lirohet më 1960. Ndërron jetë dy vjet më vonë në Shkodër.

Dokumente

Burimi: Libër , f.77
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.