Dom Nikollë Laskaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dom Nikollë Laskaj |
Vendlindja: | Kashnjet, Mirditë |
Datëlindja: | 1898 |
Profesioni: | Klerik katolik |
Datë Vdekja: | 1948 |
Vënd Vdekja: | kampin e Bedenit të Kavajës |
Klerik katolik. Lindi në vitin 1898, në fshatin Kashnjet të Mirditës. Kreu Kolegjin Saverian dhe Seminarin Papnor në Shkodër. Në prag të Luftës I Botërore, u dërgua për të vazhduar studimet teologjike e filozofike në Insbruk të Austrisë. Në fund të luftës u kthye në atdhe. Nga viti 1939 e deri më 1942 shërbeu si prift në Ungrej. Prej këtu u transefrua në Blinisht, ku qëndroi deri në prill 1944, e pastaj në disa famulli të tjera të Mirditës, deri aty nga fundi i vitit 1946, kur dhe u arrestua. U dënua me dy vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkodrës. Vdiq më 1948 në kampin e Bedenit të Kavajës. U varros në një kanal, por vëllezërit e tij arritën t’i merrnin eshtrat e t’i kthenin në Mirditë.
Burimi: Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, II, f. 136-137.