| Dom Nikollë Luli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dom Nikollë Luli |
| Vendlindja: | Kaluer i Dibrit |
| Vendbanimi: | Kaluer i Dibrit |
| Datëlindja: | 22/9/1907 |
| Datë Vdekja: | 1988 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 17/3/1947 |
| Akuza: | "Mosdeklarim bereqeti" |
| Dënimi: | 1 vit Burg |
| Data e Lirimit: | 1948 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu nr.4 Shkodër (më vonë Reparti 315) - nga viti 1947 ne vitin 1948 |
| Burgu: | Burgu i madh i Tiranës |
Klerik katolik. Lindi më 22 shtator të vitit 1907, në Kaluer të Dibrit. Në vitin 1920 u regjistrua në kolegjin papnor të Shkodrës. Studimet e larta i kreu në Xhenova të Italisë, ku dhe u shugurua meshtar më 1936. Pas kthimit në atdhe, për një vit shërben si kapelan në Orosh, pastaj si ndihmës i Dom Zef Skanajt në Fan, deri në marsin e vitit 1938, kur u emërua famullitar i Domgjonit. Pas vdekjes së Dom Zef Skanës, më 1943 u transferua famullitar në kishën e Shën Markut, në Fan. U arrestua më 17 mars 1947 për mosdeklarim bereqeti dhe, më 12 korrik të po atij viti, u dërgua në burgun ordiner të Shkodrës, pastaj në kampin e Maliqit, në burgun e Tiranës dhe sërish në burgun ordiner të Shkodrës. Pas lirimit, më 1948 shërbeu sërish si famullitar në Fan. Është një nga firmëtarët e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare (1951). Më 1967 u dëbua nga famullia e tij.
