| Nikollë Kimza | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nikollë Kimza |
| Vendlindja: | Gjakovë |
| Datëlindja: | 20/08/1878 |
| Profesioni: | Klerik katolik |
| Datë Vdekja: | 1960 |
| Vënd Vdekja: | Romë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/8/1945 |
| Akuza: | Sabotator i luftës |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Prokurori: | Aranit Çela |
| Data e Vendimit: | 4/10/1945 |
| Gjykata: | Këshilli i Gjykatës Ushtarake Shkodër |
| Data e Lirimit: | 2/8/1951 |
Klerik katolik, historian, publicist. Dom Nikollë Gjergji (Kimza) u lind në Gjakovë, më 20 gusht të vitit 1878. Në moshën 14-vjeçare filloi mësimet në kolegjin Papnor të Shkodrës 1892. Meshën e parë e tha më 21 gusht 1905, në Kallmet të Lezhës. Për 27 vjet shërbeu si meshtar në kishat e Bulgrit dhe të Velës. Pastaj, për rreth 15 vjet si famullitar në Kalivare, në Abaci të Mirditës. U arrestua në vitin 1947, bashkë me 12 meshtarë të tjerë. Pas lirimit, u kthye në famullinë e tij në Kalivare. Plak dhe i sëmurë, u shtrëngua të arratiset, fillimisht në Jugosllavi e, prej këtej, në Romë, ku dhe vdiq në vitin 1960. Disa nga shkrimet e Dom Nikollë Kimzës, të botuara kryesisht te Ylli i Dritës me pseudonimin "Munella": "Ç’na thotë gojëdhëna mbi vjetërsinë e Mirditës" 1933, "Hetime mbi vjetërsinë e rrjedhën e derës Gjomarkaj të Mirditës" 1937, "Tirana" 1937, "Cika e pyetje historike" 1939, "Nji kumbonë e vjetër në ma t’vjetrën famulli" 1939 etj.
