Dodë Paloka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dodë Paloka |
Atësia: | Llesh |
Vendlindja: | Kaçinar, Mirditë |
Datëlindja: | 1908 |
Datë Vdekja: | 17/8/1949 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me varje |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 11/8/1949 |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me varje |
Data Ekzekutimit: | 17/8/1949 |
Vendi Ekzekutimit: | Qafë-Valmeri |
Luftëtar antikomunist. Lindi në fshatin Kaçinar të Mirditë, më 1908. Në fillim të vitit 1945 e mobilizuan ushtar. Sapo u kthye nga ushtria, u bashkua me forcat antikomuniste, në çetën e Pjetër Llesh Gjonit të Gjegjanit e të Ndue Bajraktarit të Kushnenit. Në këtë kohë, të shoqen, Marën, e internuan, fillimisht në Lezhë, pas 4-5 muajsh, në Berat. Pas një amnistie në fund të vitit 1947, ai u dorëzua dhe me këtë rast liruan përkohësisht nga internimi edhe të shoqen. U arrestua sërish 11 gusht të vitit 1949, dhe u dënua me vdekje, me varje në litar. U ekzekutua në Qafë-Valmeri, më 17 gusht të po atij viti. Pas ekzekutimit të tij, të shoqen dhe të birin 6 muajsh, Gjokën, i internuan në kampin e Tepelenës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 184