| Diti Biçaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Diti Biçaku |
| Atësia: | Qani |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 23/5/1924 |
| Profesioni: | Mësuese |
| Datë Vdekja: | 9/2023 |
| Ngjarja i përfshirë: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 23/2/1951 |
Hedije Biçaku Maliqi e njohur me emrin Diti ose Didi lindi në maj të vitit 1924 në Elbasan. E bija e Qani Biçakut, mbesa e Aqif Pashë Elbasanit. Së bashku me motrën e madhe, Semije Sejdini, in Pedagogjik “Nëna Mbretëreshë”. Babai i tyre ishte futur në burg nga xhonturqit sepse merrej me çështjen kombëtare dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe . Aty u sëmur dhe vdiq duke lënë vajzat jetime.
Pasi mbaroi shkollën në vitin 1947, Didi u emërua mësuese në fshatin Paftal të Beratit. Pas dy vitesh punë e pushojnë pasi xhaxhai i saj futet në burg. Shkon të ankohet dhe fillon punë në një farmaci të Kryqit të Kuq Shqiptar, por e pushuan sërish nga puna.
Në vitin 1951 ato jetonin së bashku me nënën dhe bashkëshortin e motrës, avokatin e shquar Fejzo Sejdini, në shtëpinë e vajzës së Bajram Currit, kur Didin erdhën për ta arrestuar për bombën në Ambasadën Sovjetike edhe pse nuk kishte të bënte me atë ngjarje. U mbajt në burgun e Tiranës. U arrestua një ditë pas Sabiha Kasimatit, pranë së cilës ishte deri kur e morën për ta pushkatuar.
Pas daljes nga burgu, Biçaku punoi si rrobaqepëse, më vonë si punëtore ndërtimi. Ajo u martua në familjen Maliqi, bashkëshorti ishte agronom i diplomuar në Vjenë, pati dy fëmijë dhe jetoi në Tiranë.
.
