| Dila Prenga | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dila Prenga |
| Atësia: | Frrok |
| Vendlindja: | Mirditë |
| Datëlindja: | 1937 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/3/1946 |
| Fundi i Internimit: | 10/3/1949 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Vendi i internimit: | Kampi i Beratit |
Lindi më 1937, në Mirditë. U internua për motive politike nga Mirdita në Lezhë dhe Berat, prej 10 marsit të vitit 1946 deri më 10 mars 1949.
I ati ishte pushkatuar. Në vitin 1949, u vendos për t'i internuar nga Berati në Tepelenë, por Dila me mamanë dhe dy vëllezërit më të vegjël, i shpëtuan këtij dënimi, ndësa gjyshi dhe gjyshja u transferuan në Tepelenë ku qëndruan deri në vitin 1951. U kthyen në Mirditë, ku jetuan për disa vite në kushte shumë të këqija sepse pasurinë ua kishin sekuestruar dhe kulla ishte dëmtuar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 364
