| Dik Cami | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dik Cami |
| Vendlindja: | Dibër |
| Datëlindja: | 1905 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1944 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 14/4/1945 |
Ushtarak, veprimtar i nacionalizmit shqiptar.Lindi në Dibër, në vitin 1905. Gjimnazin e kreu në Shkodër, kurse Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë. U kthye në Shqipëri, ku iu përkushtua organizimit të ushtrisë shqiptare, veçanërisht shkollave ushtarake. U arrestua në dhjetor të vitit 1944 dhe, pas torturash çnjerëzore, u pushkatua më 14 prill 1945. Para pushkatimit deklaroi: «Mbrapsht nuk kthehem se jam ushtarak! Vdes si shqiptar, se gjithë jetën ia kam dedikue Shqipërisë dhe organizimit të ushtrisë shqiptare! Rroftë Shqipëria etnike!».
Burimi: Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, f. 30.
