Lindi në Tiranë, më 1 janar 1960. Me vendim nr. 103, datë 27 qershor 1984, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e arratisjes e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 11 vjet heqje lirie, me 5 vjet internim, si dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet kohë. Për «largim nga vendi i internimit» u dënua me 2 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 12 vjet heqje lirie, me 5 vjet internim, si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 200
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.