Dhimitër Stefa | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dhimitër Stefa |
Atësia: | Nikolla |
Vendlindja: | Grazhdan, Sarandë |
Vendbanimi: | Fier |
Profesioni: | Inxhinier |
Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi ndaj inxhinierëve të naftës |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 17/4/1975 |
Akuza: | sabotim ekonomik në fushën e naftës, agjitacion dhe propagandë me qëllim rrëzimin e pushtetit |
Dënimi: | 22 vjet Burg |
Vendimi: | Me vendim të Gjykatës së Lartë me dosje nr 12, datë 16.06.1976 |
Lindi në vitin 1934 në fshatin Grazhdan të Sarandës. Mbaroi studimet për inxhinieri nafte dhe punoi në disa zona naftëmbajtëse në vend. U arrestua më datën 17 prill 1975. Akuzat e ngritura ishin për sabotim ekonomik në fushën e naftës, agjitacion dhe propagandë me qëllim rrëzimin e pushtetit. Me vendim të Gjykatës së Lartë me dosje nr 12, datë 16.06.1976, dënohet me 22 vjet burg.
Burimi: Arkivi i Gjykatës dhe i Ministrisë së Brendshme.