Dedë Gjonmarkaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dedë Gjonmarkaj |
Atësia: | Gjon |
Vendlindja: | Orosh, Mirditë |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1921 |
Datë Vdekja: | 2015 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1945 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1957 |
Fundi i Internimit: | 1991 |
Vendi i internimit: | Kamp internimi Kuç - nga viti 1957 ne vitin 1958 |
Lindur në Orosh, Mirditë më 1921. I biri i Gjon Marka Gjonit. Pas arratisjes së të atit, me një vëlla, ndërkohë që dy vëllezër luftonin në mal, kundër komunistëve, në prill 1945 arrestohet dhe dënohet me 5 vjet heqje lirie për bashkëpunim me të arratisurit. Familjen ia internuan në fshatrat e Lushnjës.
Sipas Fatbardha Saraçi Mulletit dhe faqes së familjes gjonmarkagjoni.com, ai u arrestua për herë të dytë sa doli nga burgu dhe u dënua edhe me 7 vite të tjera, gjoja për tentativë arratisjeje. Vuajti në disa burgje si ai i Shkodrës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës, Burrelit dhe në disa kampe pune.
U lirua në vitin 1957. U internua 1 vit në Kuç të Kurveleshit dhe më pas në fshatrat e Lushnjës, Gradisht, Savër, Gjazë. Në Savër, takohet pas 13 vitesh me familjen.
Sipas Fatbardha Saraçi Mulletit ndërsa ndodhej në Gjazë, në vitin 1977, arrestohet. Dënohet me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. E kryen dënimin në burgun e Ballshit. Sipas biografisë në faqen gjonmarkagjoni.com, ai u dënua me 3 vjet arrest shtëpie. Lirohet nga internimi në korrik 1991, për t'u kthyer në shtëpinë e familjes në Shkodër.
Nuk u martua dhe nuk la fëmijë.