| Daut Gumeni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Daut Gumeni |
| Atësia: | Mehmet |
| Vendlindja: | Gusmar, Tepelenë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 11/2/1942 |
| Profesioni: | Shkrimtar |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krim e tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 21/9/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 27/3/1970 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Tepelenës |
Diplomat, shkrimtar. Lindi në fshatin Gusmar të Tepelenës, më 11 shkurt të vitit 1942. Më 21 shtator 1967, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtis ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë si dhe konfiskimin e pasurisë. Më 27 mars 1970, Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi fajtor edhe për "krimin e agjitacionit e të propagandës", dhe përfundimisht e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Vepra: Kënga e zezakut të bardhë (Tiranë, 1994); Tranzicion apo trashëgimi; Shënime nga Shkolla e Partisë, (roman historik, Tiranë, 2012) etj.
Burimi: Aiskk, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 177-178
