| Daut Çarcani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Daut Çarcani |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1890 |
| Datë Vdekja: | 14/4/1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 14/4/1945 |
Ushtarak i lartë, prefekt i Gjirokastrës dhe më vonë i Shkodrës (1940-1942).Lindi në vitin 1890, në Gjirokastër. Kreu Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë të Kalabrisë e më pas Akademinë Ushtarake në Napoli. Mes viteve 1924-1939 punoi si qarkkomandant në Korçë, Berat e Shkodër. Pushtimi italian e gjeti në Shkodër, prej ku, pas një rezistence të shkurtër, bashkë me shumë oficerë të rrethit, kaloi kufirin jugosllav. Pas amnistisë, në vitet 1940-1942 shërbeu si prefekt në Gjirokastër dhe Shkodër. Gjatë pushtimit gjerman u transferua në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, por pa kaluar shumë kohë dha dorëheqjen. U arrestua në nëntor të vitit 1944 dhe u dënua me vdekje, pushkatim. Vendimi u ekzekutua më 14 prill 1945. Më 20 nëntor të po këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme.
