Dashnor Kazazi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dashnor Kazazi |
Atësia: | Eshref |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 1951 |
Datë Vdekja: | 2020 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 7/11/1970 |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | Nr.5 |
Data e Vendimit: | 30/3/1971 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Fier |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 23/5/1973 |
Hetuesi: | Shaban Dani |
Prokurori: | Zaim Myftari |
Vendimi: | Nr.1 |
Data e Vendimit: | 24/5/1973 |
Gjykatësi: | Mit’hat Goskova |
Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Data e Lirimit: | 28/12/1990 |
U përfshi në një proces së bashku me shtetasit Skënder Daja dhe Sami Paja për shkak të një bisede arratisjeje. Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.5, datë 30.3.1971, i deklaroi fajtorë. U dënua me 8 vjet heqje lirie. Në burgun e Spaçit, ku po vuante dënimin, u përfshi në revoltën e të burgosurve. Ishte një nga të burgosurit që nuk pranoi të dorëzohej deri në fund të revoltës, derisa ajo u shtyp me anë të dhunës së forcave të shumta. U gjykua me grupin e parë që më 24 maj dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie. U burgos në moshën 19-vjeçare dhe doli nga burgu pas 20 vitesh.