| Çlirim Balluku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Çlirim Balluku |
| Atësia: | Beqir |
| Vendbanimi: | Tirane2 |
| Datëlindja: | 1945 |
| Profesioni: | Inxhinier, atlet |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 28/12/1974 |
| Fundi i Internimit: | 25/12/1989 |
Ish-rekordmen i garave të shpejtësisë. I biri i Beqir Ballukut. Beqir Balluku ishte pjesëmarrës në luftë dhe anëtar i qeverisë komuniste, por u dënua me "grupin puçist" të ushtrisë në vitin 1974 dhe u ekzekutua në vitin 1975. Pas arrestimit të tij, familja, përfshirë Çlirimin u dëbuan nga Tirana.
Çlirimi me bashkëshorten u internua në Memaliaj. I vëllai, Vladimiri ishte internuar në Tepelenë. Më pas, bashkë me vëllezërit, iu bashkua të ëmës në Selenicë të Vlorës. U lirua më 25 dhjetor 1989. Vëllai, Vladimiri, pësoi dënim edhe më të rëndë gjatë këtyre viteve, duke u burgosur.
Burimi: Histori me zhurmues
