Çelestinë Markagjoni (Gjomarkaj) është mbesa e kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, e bija e Markut, i cili u vra në mal, në përpjekje me komunistët.
Nga 26 nëntor 1944, së bashku me të vëllain Gjonin dhe hallën Bardhën strehohen te familja e Tomë Tukut në Barbullush.
Në mars 1945, arrestohet së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe burgoset në shtëpinë e Guljelm Lukës në Shkodër.
Në korrik 1945, transferohet në qytetin e Beratit.
Në maj 1947, së bashku me vëllain Gjonin, nënën Martën dhe stërgjyshen Dava Markagjoni u dërgua në fshatin Prrue të Beratit.
Në tetor 1947, transferohet sërish në Berat.
Në maj 1949, dërgohet në kampin e përqendrimit të Tepelenës.
Në maj 1954, transferohet në kampin e punës së detyruar në Savër të Lushnjës.
Në qershor 1968, dërgohet në kampin e punës së detyruar në Gjazë të Lushnjës.
Në maj 1975, martohet me Ndokë Dedën dhe transferohen në Shkodër.
Në gusht 1991, pas rënies së komunizmit, bashkohet me anëtarët e tjerë të familjes në rezidencën në Shkodër.
Në shtator 2012, transferohet në Florida me vajzën e saj Nineta Deda.
Në foto: me motrën Kristinë dhe vëllanë Gjon. Fotoja është marrë nga libri “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK.
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.