| Cane Agaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Cane Agaj |
| Atësia: | Reis |
| Vendlindja: | Hysoverdhë, Vlorë |
| Datëlindja: | 1935 |
| Datë Vdekja: | 26/5/2025 |
U lind më 1935, në Hysoverdhë të Vlorës. U internua dhe dëbua disa herë për motive politike. Herën e parë u internua familjarisht nga Tirana në Vlorë (Kotë), prej 1 janarit të vitit 1945 deri më 1 janar 1951, për arsye se babai i tij Reis Agaj ishte arratisur si kundërshtar i komunizmit. Herën e dytë, u internua bashkë me vëllezërit, Beunin dhe Avniun, nga Vlora në Hysoverdhë, prej 24 qershorit 1967 deri më 21 gusht 1969. Pas kësaj periudhe, u la me statusin e të dëbuarit në të njëjtin vendbanim, deri më 30 shtator 1991.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 144, 150-51; Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI; Familja
