| Çajup Bejko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Çajup Bejko |
| Vendlindja: | Lazarat ,Gjirokastër |
| Datëlindja: | 17/3/1954 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Tradhëti ndaj atdheut» |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | 11 prill 1980, Kolegji Ushtarak i Gjirokastrës |
Lindi më 17 mars të vitit 1954, në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Më 11 prill 1980, Kolegji Ushtarak i Gjirokastrës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «tradhëti ndaj atdheut» (dënim i kombinuar). I burgosur në Qafë Bari. Mori pjesë në revoltën e këtij burgu.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 262.
