| Caf Culaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Caf Culaj |
| Atësia: | Hysaj |
| Vendlindja: | Reç të Malësisë , Madhe |
| Datëlindja: | 25/5/1928 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë» |
| Dënimi: | 20,9vjet Burg |
Lindi më 25 maj të vitit 1928, në Reç të Malësisë së Madhe. Deri në vitin 1946 drejtoi Rininë Antifashiste të Malësisë së Madhe. Në vitin 1954 u dënua me njëzet vjet heqje lirie me akuzën «Tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë». U lirua në vitin 1967 dhe deri më 1970 punoi si punëtor krahu në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Shkodër. Po këtë vit u dënua sërish me akuzën «agjitacion e propagandë» me nënëtë vjet burg, të cilat i vuajti tërësisht.
Burimi: Agim Musta, Visar Zhiti, Enver Lepenica, Ta-nush Mulleti, Antologjia e plagëve nën terrorin komunist, 2004, f. 472.
