| Burim Kokoshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Burim Kokoshi |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1929 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 11/9/1946 |
| Akuza: | "Krimin e pjesëmarrjes në organizatën e Ballit Kombëtar, në operacionet kundër partizanëve dhe ka treguar aktivitet të gjerë reaksionar kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 359 |
| Data e Vendimit: | 23/11/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Krimin e agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.30 |
| Data e Vendimit: | 19/11/1961 |
| Gjykata: | Gjykata e Vlorës |
Lindi më 1929, në Vlorë. Rrjedh nga familja e njohur për kontributin patriotik në histori dhe persekutimin e madh që pësoi nën diktaturë. U burgos 17 vjeç. Provoi torturat më të egra, përfshi elektroshokun. U dënua disa herë. Për herë të parë u arrestua më 11 shtator 1946. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 359, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e pjesëmarrjes në organizatën e Ballit Kombëtar, në operacionet kundër partizanëve dhe ka treguar aktivitet të gjerë reaksionar kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për aq kohë. Më 19 nëntor 1961, me vendim nr. 30, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 6 vjet burg.
