| Blanka de Corvin Balliçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Blanka de Corvin Balliçi |
| Vendlindja: | Stamboll |
| Datëlindja: | 21/10/1900 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 28/10/1946 |
| I Torturuar: | Po |
| Lloji i Torturës: | Zhytje në fuçi me ujë të akullt |
| Akuza: | "Mosdenoncim arme" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.84 |
| Data e Vendimit: | 16/12/1959 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1952 |
E bija e një diplomati. Lindur në Turqi nga një baba austriak dhe një mama ruse. Blanka u njoh në Romë me shqiptarin Adem Balliçi i cili kishte studiuar Financë. U kthyen të dy në Tiranë, ku Ademi punoi si shef i buxhetit dhe monopolit në Ministrinë e Financave. Pas Çlirimit, Blanca filloi të dyshohej si agjente e anglo-amerikanëve dhe u arrestua më 28.10.1946. U akuzua se kishte të bënte me sabotimin e punimeve në kënetën e Maliqit. Megjithëse nuk u gjet ndonjë provë, ajo u torturua në hetuesi dhe u dënua me 10 vjet burg.
U lirua me amnistinë e 28 nëntorit 1952, pas 6 viteve burg, e transformuar nga vuajtjet e shumta.
Lejohet të largohet nga Shqipëria, pasi bashkëshorti ndërroi jetë. Adem Balliçi, ishte dërgua me punë në Sukth, pas Çlirimit, por u pushua edhe që aty. Deri sa ndërroi jetë, ai punoi vetëm 1 vit e gjysmë, 1 vit në Sukth dhe 6 muaj në bibliotekën e qytetit të tij, Elbasan.
