Beqir Haçi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Beqir Haçi |
Atësia: | Halil |
Vendlindja: | Borsh, Sarandë |
Datëlindja: | 1907 |
Gjyqi | |
Dënimi: | 6 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 67, 27 qershor 1949, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, |
Lindi në 1907, në Borsh, Sarandë. Mbaroi shkollën teknike në Tiranë. U diplomua në Firence, Itali, për pedagogji. Punoi në arsim, deri kur arrestua si ish-nxënës i teknikes, e themeluar nga amerikani Harri Fullc. Më 27 qershor 1949, me vendim nr. 67, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi "se është vënë në shërbim të spiunazhit amerikan", me 6 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet. E organizuar nga Sigurimi, një turmë njerëzish bërtiste pranë shtëpisë së tij: “Të bëjmë një turrë me dru mu në shesh të pazarit dhe ta djegim të gjallë Beqir Haçin”. Pas daljes nga burgu punoi si mësues privat i anglishtes.
Pas rënies së diktaturës është nderuar me titullin "Mësues i popullit".
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 420; Uran Butka, Ringjallje, (Tiranë: Phoenix, 1995), 176-77.