Inxhinier gjeolog, drejtor i Institutit Gjeologjik të Naftës e Gazit (janar 1971- mars 1975). Lindi më 7 prill të vitit 1927 në, Shkodër.Kreu studimet për inxhinieri gjeologjie në Bashikimin Sovjetik. Nga janari i vitit 1971 deri në mars 1975 ishte drejtor i Institutit Gjeologjik të Naftës e Gazit. U arrestua në 25 mars të po atij viti. Një vit më vonë, më 17 qershor 1976, Gjykata e Lartë e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e të gjitha dekoratave, si sabotator në «grupin e naftës». U riarrestua më 21 shkurt të vitit 1979, si anëtar i një organizate të paqenë, që u pagëzua «Revizioniste e majtë», e cila, sipas akuzës, ishte krijuar «për të kryer krime kundër shtetit». Gjyqi ndaj tij dhe nëntë të dënuarve të tjerë, Fadil Kokomanit , Vangjel Lezhos , Xhaferr Xhomos , Muho Balës , Fatos Lubonjës , Nuredin Skraparit , Robert Vullkanit dhe Petrit Orietit , filloi më 9 maj të vitit 1979. Dhe nëntë ditë më vonë, më 18 maj 1979, Gjykata e Lartë e dënoi me 23 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 371
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.