| Baftjar Kalari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Baftjar Kalari |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Kamëz, Tiranë |
| Datëlindja: | 1899 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 18/08/1949 |
| Akuza: | “Motive politike“ |
| Dënimi: | 10 muaj Burg |
| Data e Lirimit: | 10/05/1950 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/05/1950 |
| Fundi i Internimit: | 10/05/1953 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Lloji i Kampit: | Kampe internimi te hapura |
| Vendi i internimit: | Kampi i Kamzës - nga viti 1950 ne vitin 1953 |
Lindi më 1899, në Korçë. Është dënuar me burg dhe është internuar "për motive politike". Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Kamëz Tiranë, prej 10 maj 1950 deri më 10 maj 1953. Më 27 nëntor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit me burg "për motive politike", prej 18 gusht 1949 deri më 10 maj 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 123
