Azbie Kodra | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Azbie Kodra |
Vendlindja: | Dibër |
Vendbanimi: | Berat |
Datëlindja: | 1919 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 3/03/1951 |
Fundi i Internimit: | 30/09/1991 |
Akuza: | "Motive politike" |
Lloji i Kampit: | Kampe internimi te hapura |
Vendi i internimit: | Kampi i Beratit - nga viti 1951 ne vitin 1991 |
Lindi në vitin 1919, në Dibër. Bashkëshortja e Haki Kodrës . U internua në Vlorë, së bashku me fëmijët. Deri më 1959, qëndruan në një “depo të ndyrë, që kishte vetëm një dritare të ngushtë me një zgarë hekuri”, së bashku me katër familje të tjera. Internimin e vazhduan në Otllak të Beratit, ku u strehuan në një depo plehu kimik, në një hapësirë 1.9 x 4 m. Më 5 shtator 1992, Drejtoria Juridiko-Administrative pranë Ministrisë së Rendit Publik, i njohu kohën e dëbimit "për motive politike" nga Tirana në Vlorë e Berat, prej datës 3 mars 1951 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 240