Lindi më 1922, në Gjynoqare të Fierit. Më 31 maj 1980, me vendim nr. 129, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për «veprimtari armiqësore para çlirimit» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. U ekzekutua më 1 qershor të vitit 1980.

Burime nga familja thonë që mund të jetë ekzekutuar pranë Pishë Poros, në grykëderdhjen e Vjosës. Trupi nuk u gjet kurrë.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 66, FL. 10-11.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.