Avni Zhiti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Avni Zhiti |
Atësia: | Qazim |
Vendlindja: | Melovë, Skrapar |
Vendbanimi: | Dumre, Elbasan |
Datëlindja: | 1916 |
Profesioni: | Gjeometër |
Datë Vdekja: | 1982 |
Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1945 |
Dënimi: | Burgim të përjetshëm Burg |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Lindi në vitin 1916 në fshatin Melovë të Skraparit. Vazhdoi studimet në shkollën “Harry Fultz” për gjeometër, profesion të cilin e ushtroi në Bashkinë e Tiranës gjatë kohës së mbretit Zog. Më pas u zhvendos në Itali ku vazhdoi studimet për oficer ushtarak. Në Luftën e Dytë Botërore, Avniu u rreshtua në radhët e ushtrisë italiane dhe luftoi në frontin rus, në portat e qytetit Stalingrad. Për shkak të dimrit të ashpër të Rusisë, Avniu u sëmur dhe u kthye me leje shëndetësore në Shqipëri nga e cila nuk u lejua të largohej pas vendosjes së regjimit totalitar. U bë pjesë e Ballit Kombetar dhe u angazhua kundër regjimit komunist. Në vitin 1945, u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm duke lënë pas bashkëshorten dhe të bijën e porsalindur, vetëm 6-muajshe. Pas 20 vitesh Avniut iu dha liria, por për të rënë prapë pre e intrigave komuniste. Avniu u dënua përseri me 10 vite burg për agjitacion dhe propagandë, vetëm për një dolli të ngritur. Avniut iu bën kështu plot 30 vite burg. Pasi doli nga burgu u vendos në Dumre të Elbasanit, ku ishte e internuar edhe e bija, Liria, me familjen e saj. Avniu u nda nga jeta mbas shumë peripecive në vitin 1982 duke lënë pas vetëm vajzën.