Avni Azizi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Avni Azizi |
Atësia: | Hazizi |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 9/4/1967 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, në formën e arratisjes" |
Dënimi: | 4 vjet Burg |
Vendimi: | 21 nëntor 1986, Gjykata e Tiranë |
Lindi më 9 prill të vitit 1967, në Tiranë. Më 21 nëntor 1986, Gjykata e Tiranës deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes të mbetur në tentativë dhe të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë», dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 22 dhjetor të po atij viti. U lirua më 5 korrik 1989 me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 413.