| Avni Aliçka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Avni Aliçka |
| Vendlindja: | Orgockë, Korçë |
| Vendbanimi: | Tirane4 |
| Datëlindja: | 1/6/1912 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Armik të popullit, pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar» |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 1 qeshor të vitit 1912, në fshatin Orgockë të Korçës. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «armik të popullit, sabotator të pushteti dhe pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 607.
