| Avni Aliaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Avni Aliaj |
| Vendlindja: | Çorrush, Fier |
| Datëlindja: | 30/3/1930 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1981 |
| Akuza: | °Strehim dhe furnizim kriminelesh , agjitacion e propagandë° |
| Dënimi: | 3 vjet,10 vjet Burg |
| Vendimi: | 19 shtator 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit |
Lindi më 30 mars të vitit 1930, në fshatin Çorrush të Fierit. Më 19 shtator 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor «se ka strehuar dhe furnizuar kriminelët me bashkëveprim», dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie, por u la i lirë me vendim të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. U arrestua sërish më 1981, dhe më 5 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 399.
