Avdyl Qerim Mulosmani ose Avdyl Qerimi i përket një familjeje tropojane që ka marrë pjesë në beteja kundër pushtuesve dhe ka ndihmuar në zhvillimin e Tropojës. Edhe ai vetë është përballur me disa forca pushtuese si serbë, austrohungarezë, italianë, gjermanë dhe ka marrë pjesë në luftime për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Pas vendosjes së regjimit komunist, arrestohet për qëndrimet e tij kundër aleancës së Shqipërisë me Jugosllavinë. E dërgojnë në burgun e Kukësit ku fillimisht e dënojnë me pushkatim, por i falet jeta dhe e dënojnë me 101 vjet burg. E transferojnë të kryejë dënimin në burgun e Burrelit.
Më pas, lirohet nga burgu. Megjithëse, sipas të afërmve në dokumente nuk figuron një vendim internim-dëbimi, Avdyl Qerimi dërgohet në moçalet e Lushnjës ku sëmuret dhe vdes. Nuk i dihet varri as sot.