Lindi më 1906, në Zëmblak, Korçë. Më 12 mars 1951, u inskenua djegia e një gjysmë mullari dhe për të u akuzuan disa kulakë se gjoja kishin dashur të digjnin kooperativën e Zëmblakut. Më 19 mars 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me vdekje dhe u ekzekutua me varje në litar, po atë ditë. Për këtë ngjarje, gazeta “Zëri i Popullit” shkroi: “Vendimi i gjykatës u prit me duartrokitje dhe brohoritje “Rroftë drejtësia popullore!” nga afro 2 000 fshatarët që asistonin në zhvillimin e gjyqit”.

AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 20, fl. 586; Xhafer Sadiku, Gjenocidi mbi kulakët, GEER, Tiranë, 2011, f. 271-272.

 

Burimi: AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 20, fl. 586; Xhafer Sadiku, Gjenocidi mbi kulakët, GEER, Tiranë, 2011, f. 271-272
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.