| Avdul Kuçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Avdul Kuçi |
| Vendlindja: | Kuç, Vlorë |
| Datëlindja: | 1882 |
| Profesioni: | Jurist |
| Datë Vdekja: | 1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Kriminel lufte" |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Vendimi: | Nr. 12 |
| Data Ekzekutimit: | 1945 |
Jurist, deputet, u dënua me vdekje nga një gjykatë pa juristë. Lindi më 1882, në Kuç, Vlorë. Më 10 maj 1945, me vendim nr. 12, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë. U pushkatua më 1945. Më 20 qershor 1945, me vendim nr. 23, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kotës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 356
