| Atë Gjon Shllaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Atë Gjon Shllaku |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 27/7/1907 |
| Profesioni: | Klerik, mësues |
| Datë Vdekja: | 4/3/1945 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 4/3/1945 |
| Vendi Ekzekutimit: | Shkodër |
Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Holandë dhe në Sorbonë të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”.
