Atë Donat Kurti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Atë Donat Kurti |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 3/9/1903 |
Datë Vdekja: | 11/11/1983 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1946 |
Dënimi: | 17 vjet Burg |
Klerik katolik, studijues, etnograf e folklortist i shquar. U lind më 3 shtator 1903, në Shkodër. Studijoi teologji dhe filozofi në Kolegjin Antonian në Romë. U shugurua prift më 1927. Pas kthimit në Shkodër, dha mësim në Liceun Gjimnazin Françeskan Illyricum. Nga viti 1938 deri më 1941 shërbeu si drejtor i këtij gjimnazi. U zgjodh rishtas në vitin 1944. Si shumë priftërinj katolikë, u arrestua më 1946 dhe bëri 17 vjet burg (në Shkodër, Burrel, Beden dhe kampe të tjera internimi). Gjatë kësaj kohe përktheu Besëlidhjen e Re në shqip. Vdiq më 11 nëntor 1983. Vepra: «Kângë kreshnikësh dhe legenda» (bashkë me Atë Bernardin Palajn, 1937); «Prralla kombtare mbledhë prej gojës së popullit» (në dy vëllime, 1940, 1942); «Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj. 1906)». Përkthime:
«Besëlidhja e Re» (në dorëshkrim).