Meshtar katolik, Provincial i Françeskanëve, Guardian i Kuvendit Françeskan, publicist, Martir i Kishës, i Lumë. Lindi më 5 janar të vitit 1888, në Shosh. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kolegjin Françeskan në Shkodër. Zhgunin e Varfanjakut të Asizit e veshi më 16 tetor 1916. Më 23 tetor 1917 bëri kushtet e përkohshme; më 16 shtator 1921, kushtet e përjetshme, ndërsa Meshën e parë e kremtoi më 25 korrik 1924. Studimet e larta teologjike i përfundoi në Austri dhe, më 26 korrik 1924 u shugurua meshtar në Romë, duke marrë emrin Çiprian, në Urdhërin e Fretërve të Vogjël (O. F. M.). Me t’u kthyer në Shqipëri, u emërua profesor në Gjimnazin e Fretërve. Mori pjesë në orkestrën frymore të Françeskanëve nën drejtimin e Atë Martin Gjokës, si flautist. Ishte bashkëpuntor i revistave «Hylli i Dritës» dhe «LEKA», ku ka shkruar mjaft artikuj në fushën e filozofisë. Në vitin 1938 u zgjodh provincial i Provincës së Shqipërisë, duke u bërë kësisoj provinciali më i ri në historinë e kësaj province. Për fat të keq në vitin 1939, u ndodh në postin e Provinçialit dhe u detyrue me pranue okupacionin fashist. Në vitin 1943 u zgjodh Guardian i Françeskanëve të Shkodrës. U arrestua më 17 nëntor të vitit 1946, me akuzën se kishte fshehur armë në altarin e Shën Ndout në kishën françeskane të Gjuhadolit. Më 28 dhjetor 1947, u dënua me vdekje, me pushkatim. U ekzekutua më 11 mars 1948, në orën 5 të mëngjesit, në Zallin e Kirit, në Shkodër, bashkë me 16 të burgosur të tjerë. Vdiq (në urrejtje të fesë). Në vitet 2002-2010, u zhvillua Hetimi Dioqezan i Shkodrës, që mblodhi provat për martirizimin e tij dhe të 37 sivëllezërve meshtarëve e ipeshkëvinjve të tjerë, dhe më 26 prill të vitit 2016, u shpall Martir i Kishës. Gjashtë muaj më vonë, më 5 nëntor 2016, në Katedralen e Shkodrës u zhvillua kremtimi solemn i Lumnimit të tyre. Katër ditë më vonë (9 nëntor 2016), Presidenti i Republikës i dha dekoratën e lartë të «Flamurit të Kombit».

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 103.

Tregon armiqësinë kundër pushtetit popullor dhe kundra komunizmit-shkruhet në një dokument të Sigurimit. U dënua me vdekje dhe në javën e parë të marsit 1948 u ekzekutua. Nuk është trashëguar procesverbal ekzekutimi. U dënua së bashku me Pal Dodajt (i cili u dënua fillimisht me vdekje, por iu kthye në dënim të përjetshëm). https://kujto.al/63-martiret-e-klerit-katolik-te-masakruar-ne-1944-1949-nga-regjimi-komunist/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.