At Konrad Gjolaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | At Konrad Gjolaj |
Vendlindja: | Pulaj, Shkodër |
Datëlindja: | 1918 |
Datë Vdekja: | 2000 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1947 |
Akuza: | "Tradhëti të lartë ndaj atdheut” |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Klerik françeskan. Lindi më 1918, në Pulaj, Shkodër. U diplomua për teologji dhe filozofi në Romë. Punoi si mësues në gjimnazin Illyricum, Shkodër. Arrestohet më 1947, u lirua një vit më vonë. Më 1958 u arrestua përsëri dhe më 10 janar 1959, u dënua për “tradhëti të lartë ndaj atdheut”, me 25 vjet burg. U lirua më 1972, punoi në NSHN. Me ardhjen e demokracisë shërbeu si famullitar në Lezhë. Kalvarin e jetës së tij në diktaturë e rrëfeu në librin “Te çinarët”. Vdiq në vitin 2000.
Burimi: Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 328-29.