| At Frano Kiri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | At Frano Kiri |
| Atësia: | Tom |
| Vendlindja: | Dukagjin |
| Datëlindja: | 1901 |
| Profesioni: | Matematikan |
| Datë Vdekja: | 1986 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| I Torturuar: | Po |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Prokurori: | Hys Zaja |
| Fundi i Internimit: | 1964 |
Klerik katolik, matematikan, profesor i Gjimnazit të Fretërve. U lind në vitin 1901, në Dukagjin. U arrestua në tetor 1947 dhe iu nënshtrua torturave më të tmerrshme: për tri ditë e tri net u la i lidhur me një kufomë. Sipas studimit të Veli Haklaj, i cili ka publikuar edhe pjesë nga proces-verbalet e një grupi priftërinjsh katolikë të arrestuar pas Lëvizjes së Postribës, letër-arresti i përkohshëm i Frano Kirit, është firmosur nga prokurori i rrethit Shkodër, më 19 dhjetor 1946. Në përfundim të procesit gjyqësor, u dënua me 10 vjet burg, të cilat i kaloi në Burgun e Burrelit dhe në kampet e punës. Pas përfundimit të dënimit, u internua në Gramsh të Elbasanit dhe në Kuq të Vlorës, deri në vitin 1964. Vdiq te nipat e vet në Shkodër, mё 1986.
