Astrit Delvina | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Astrit Delvina |
Vendbanimi: | Tiranë |
Profesioni: | Shkrimtar,Ndihmësmjek |
Datë Vdekja: | 18/07/1990 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 21/02/1951 |
Akuza: | “Agjitacion e propagandë“dhe“tentativë arratisje“ |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 216, 8 gusht 1951,Gjykata territoriale e Tiranës ,nr. 31,16 shtator 1967, Gjykata e Vlorës |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1958 |
Shkrimtar disident (Delvinë, tetor 1920-18 korrik 1990).Mes viteve 1940-1943 studion në Bolonja në fakultetin e mjekësisë. Bashkëpunon me disa organe dhe kështu në revistën “Bleta” boton një sërë tregimesh, novelash, me pseudonimet Lek Copa, Astor apo edhe zoti Kaçija. Ndërsa te revista Kritika e A. Pipës gjejmë esenë “Shkenca dhe arti”, kurse te revista “Fryma” e M. Pipës,studimin “Erotika dhe estetika” etj. Në gazetën “Bashkimi” kur Petro Marko arrestohet, A. Delvinën e larguan nga redaksia dhe e çuan në Shkodër e, më pas, në Ishëm, për të punuar si ndihmësmjek ku edhe arrestohet. Shkroi romanet: Sykuqi, ku tipizohet një informator i Sigurimit që përndjek intelektualët; romanin alegorik Bijt e Tantalit më 1951. Dorëshkrimet e dy romaneve të tjerë, të disa tregimeve dhe të shumë poezive humbën nëpër birucat e hetuesisë. Lirohet nga burgu më 1956. Caktohet punëtor krahu në ndërmarrjen Rruga-Ura Tiranë, ku punon për dy vjet. Më 1958 e internojnë në Libofshë e Levan të Myzeqesë. Si ndihmësmjek, fiton simpatinë e tyre, aq sa e zgjedhin anëtar të këshillit popullor të fshatit. Më 1969 ai arrestohet. I sekuestrojnë romanin Dhe në varreza nuk ka qetësi. Në seancën gjyqësore, eksperti letrar kërkonte dënimin me të rëndë për autorin. Iu drejtua trupit gjykues, duke stigmatizuar politikën e PPSH. Dënohet me 10 vjet burg: 1967 - 1976. Pas burgut në Spaç, e internuan fshatin Shtyllas të Myzeqesë, ku punoi deri në fund si punëtor krahu. Në maj 1990 kthehet në Tiranë i sëmurë rëndë. Vdiq më 18 korrik 1990. A. Delvina ka qenë një autor shumë prodhimtar, megjithëse një pjesë e mirë e veprave kanë humbur në hetuesinë e Shkodrës e të Fierit. Ka lënë shumë dorëshkrime: romane, novela, tregime dhe shumë poezi. Ai përdor në shkrimet e tij edhe kode. Më 1944 shkroi romanet Globi në rrjetë, Endrra me ngjyra, Pikëpjekje zemrash; tregimet: Shkretëtira kozmike, Zëri prapa murit, Dhe e bukura nuk u zgjua, Ndërgjegja, Sytë e Luçies; Kalimi i Rubikonit, një vëllim me poezi Noelës etj. Për herë të parë u arrestua më 21 shkurt 1951. Më 8 gusht 1951, me vendim nr. 216, Gjykata territoriale e Tiranës e dënoi për “agjitacion e propagandë“ dhe “tentativë arratisje“, me 5 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për një vit. Më 16 shtator 1967, me vendim nr. 31, Gjykata e Vlorës e dënoi për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor“, me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Ekzekutimi i vendimit filloi më 12 korrik 1967. Vepra: romane: Bijtë e Tantalit; Ëndrra me ngjyra, Globi në rrjetë. Dorëshkrime: Kalili i Rubikonit (roman), Humnera e Plutonit.