I dënuar në vitin 1978 në Gjirokastër për arratisje nga Shqipëria. Ishte 20 vjeç kur kaloi kufirin për në Greqi. Grekët e khejnë në Shqipëri në vitin 1978. Torturohet nga forcat shqiptare në kufirin e Kakavijës. Çohet në birucat e kalasë së Gjirokastrës deri në zhvillimin e gjyqit, ku qëndron disa muaj dhe vazhdon të torturohet. Dënohet me 20 vjet burg. Pasi merr dënimin, e çojnë në burgun e Spaçit, ku 11 muaj e mbajnë në birucë për refuzim pune në galeri. Dhuna e ushtruar atje, veçanërisht nga një polic nga Librazhdi me emrin Ibrahim, siç tregon vetë i dënuari, i ka lënë pasoja shëndetësore.
Pas 13 vitesh burg lirohet nga kamp-burgu në Shën Vasi të Sarandës.