| Asllan Mezini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Asllan Mezini |
| Atësia: | Ismail |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 6/9/1874 |
| Datë Vdekja: | 30/9/1946 |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
Lindi në Gjirokastër, më 6 shtator 1874. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 22 gusht 1992 vendosi vërtetimin e faktit të vdekjes së tij në hetuesi, më 30 tetor të vitit 1946.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 328
