Asllan Allamani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Asllan Allamani |
Vendlindja: | Kurdari , Mat |
Datëlindja: | 15/8/1931 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Krimin e tradhëtisë ndaj atdheut" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 25/5/1954 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Data e Lirimit: | 1962 |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 1979 |
Akuza: | "Krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 15/7/1979 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Matit |
Data e Lirimit: | 1989 |
Lindi më 15 gusht të vitit 1931, në fshatin Kurdari të Matit. Më 25 maj 1954, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Vendimi mori formë të prerë me vendim të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, më 8 korrik 1954. U lirua më 1962. Në vitin 1979 u arrestua sërish, dhe më 15 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Matit e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. U lirua më 1989.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 347