| Asime Metaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Asime Metaj |
| Vendlindja: | Gorishovë, Fier |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 23/11/1922 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1966 |
| Fundi i Internimit: | 1971 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 23 nëntor 1922, në Gorishovë të Fierit. Me vendim nr. 727, datë 27 maj 1991, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit vendosi njohjen e faktit juridik të internimit të saj për motive politike, prej vitit 1966 deri më 1971, dhe dëbimit deri më 1991, në fshatin Kuqar të rrethit të Fierit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016),318
